Policia në kompleksin “Partizani” për sekuestrimin e pronave të dhëndrit të Sali Berishës

Policia e Shqipërisë ka zbatuar vendimin e Gjykatës për sekuestrim të kompleksit të ndërtuar nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjykata ka vendosur sekuestro preventive për 25 prona dhe 6 llogari bankare të Jamarbër Malltezit

Policia e Shqipërisë ka zbarkuar në kompleksin e pallateve të ndërtuara nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës, në truallin ku dikur ishte kompleksi “Partizani”.

Në këtë kompleks kanë shkuar zyrtarët policorë dhe hetuesit e krimeve ekonomike, për të bërë ekzekutimin e vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme për sekuestrim.

“Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe Krimit Ekonomik kanë ardhur në komplekin ‘Magnet’, në pronësi të Jamarbër Malltezit, për të ekzekutuar vendimin e dhënë nga gjykata për sekuestrimin e këtij kompleksi. Janë një grup të oficerëve të Policisë Gjyqësore. Ata po drejtohen në zyrat kryesore të kompleksit ku do të kryejnë edhe procedurat, por edhe njoftimin sa i përket vendimit të gjykatës. Në momentet që do të kryhen të gjitha procedurat në këtë kompleks, Jamarbër Malltezit nuk do t’i lejohen që të kryejë veprime të tjera, sa i përket ndryshimit të pronësisë apo shitjes së kompleksit”, shkruan AbcNews.

Tutje, sipas tyre, aty do të “sekuestrohen edhe certifikatat e pronësisë sa i përket ish- kompleksit ‘Partizani’. Bëhet fjalë për 25 prona në total për të cilat gjykata ka vendosur sekuestro preventive. Për pasuri të tjera, bëhet fjalë për 6 llogari bankare të Jamarnër Malltezit. Banorët nuk do të preken nga kjo sekuestro preventive, vetëm ekzekutimi i gykatës për sekuestro të kompleksit në emër të Jamarbër Malltezit”.

Ndryshe, ditën e djeshme, gjykata vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezi, ndërsa ish- kryeministri Sali Berisha është thirrur këtë të martë në orën 14:00.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika