Policia: Në rrugën për Gërmi nuk kishte mjet shpërthyes, por pajisje të veturës

Policia e Kosovës ka liruar rrugën për qarkullim dhe ka njoftuar se nuk ka qenë mjet shpërthyes por një pajisje e veturës

Pas dyshimeve për mjet shpërthyes në rrugën që çon në Gërmi, Policia e Kosovës ka liruar rrugën për qarkullim dhe ka njoftuar se nuk ka qenë mjet shpërthyes, por një pajisje e veturës.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative, si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës. Pas përfundimit të ekzaminimit, rruga është liruar për qarkullim”, ka njoftuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndryshe, më herët policia ka mbyllur rrugën që çon në Gërmi pasi dyshohej për mjet shpërthyes aty.

Të enjten në mëngjes ekipet përkatëse kanë dalë në vendngjarje dhe kanë nisur të ndërmarrin veprimet e duhura.

“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën ‘Shpëtim Robaj’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, kishte thënë Policia.

U dyshua për mjet shpërthyes, rruga për në Gërmi lirohet për qarkullim

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika