Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy vdekje, njëra në Prishtinë, tjetra në Suharekë, me ç’rast kanë filluar hetimet.
Në Suharekë, raportohet se është dërguar në emergjencë një person, pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Sipas mjekut kujdestar, viktima është sjellë pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
“Raportohet se është dërguar në emergjence viktima mashkull kosovar, pasi që i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Sipas mjekut kujdestar, viktima është sjellur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit përkatëse policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në Prishtinë, është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.