Policia nis hetimet për dy vdekje në rajonin e Prishtinës

Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se dy persona kanë ndërruar jetë dhe se rastet janë cilësuar si “Hetim i vdekjes”; njëri rast në Prishtinë e tjetri në Podujevë.

Sipas këtij raporti trupat e pajetë me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë / 09.01.2025-05:30. Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa turpi i pajetë i viktimës mashkull kosovar me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”.

“Podujevë / 09.01.2025-12:30. Lidhur me rastin e lartcekur ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar dhe më pas me urdhër të prokurorit kompetent trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë

Shija e redaktorit

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Të fundit nga rubrika