Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të sulmit seksual, i cili është raportuar më 10 mars në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, një person i dyshuar ka kryer sjellje të pahijshme, ndërsa ende nuk është intervistuar nga autoritetet.
Prokuroria ka iniciuar rastin si “sulm seksual” dhe hetimet po vazhdojnë.
“Me 10.03.2025 është raportuar se i dyshuari, mashkull kosovar, ka bërë disa sjellje të pahijshme. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari ende nuk është intervistuar. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.