Njësia e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka arritur ta nxjerrë trupin e pajetë i cili është gjetur në një gropë me ujë në Pejë.
Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet rreth rastit.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Pejë / 01.03.2024 – 12:55. Lidhur me rastin, njësia e FSK-së ka arrit të nxjerrin nga pusi trupin e pa jetë të viktimës NN. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Një trup njeriu gjendet në një gropë me ujë në Pejë, policia nis hetimet