Policia njofton për bllokim të rrugës kryesore në Graçanicë deri në përfundim të protestës

Rruga kryesore në Graçanicë do të bllokohet për trafik, për shkak të protestës së paralajmëruar nga serbët lokalë

Policia e Kosovës ka njoftuar se rruga kryesore në Graçanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në fund të protestës së paralajmëruar nga serbët lokalë, të cilët po e kundërshtojnë arrestimin e serbit i cili dyshohet për krime lufte në Kosovë.

Rruga do të bllokohet duke filluar nga ora 11:30, teksa bëhet e ditur se policia do ta ridrejtojë trafikun “për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas”.

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarëvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim nga të “gjithë pjesëmarrësit në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika