Policia njofton për bllokimin e disa segmenteve rrugore, për shkak të vizitës së kancelarit gjerman

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten disa segmente rrugore do të jenë të bllokuara si pasojë e vizitës zyrtare të Kancelarit gjerman Olaf Scholz

Ilustrim

Për shkak të vizitës zyrtare të Kancelarit gjerman Olaf Scholz, të premten do të bllokohen disa segmente rrugore.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, se kjo do bëhet për shkak të ofrimit të sigurisë, mirëmbajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta”, thuhet në njoftim të policisë.

“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, vijon njoftimi.

Ndryshe, Kancelari gjerman, Olaf Scholz do ta vizitojë Kosovën të premten e 10 qershorit.

Bëhet e ditur se ai do ta takojë vetëm kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika