Policia njofton se është e angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike

Policia e Kosovës ka thënë se referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, në vazhdimësi është duke i përcjellë zhvillimet në veri

Ilustrim





Në një komukatë për media, Policia e Kosovës ka thënë se është e angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

“Referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, bazuar në aktet ligjore dhe kushtetuese, ka planifikimet e saj operacionale për ruajtjen e rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës, lëvizjen e lirë si dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në gjithë vendin”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, policia njofton se në vazhdimësi është duke i përcjellë zhvillimet në vend, përfshirë zhvillimet e fundit në veri.

“Policia e Kosovës, sipas nevojës dhe vlerësimeve operacionale do të angazhojë personelin e saj, me qëllim të kryerjes së detyrave dhe autorizimeve ligjore, në funksion të garantimit të sigurisë së përgjithshme në vend si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallime”, thuhet në komunikatën për media.

Mes tjerash, njoftohet se njësitet policore të rendit publik dhe ato kufitare janë duke qarkulluar/lëvizur varësisht nga angazhimet dhe detyrat policore.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika