Policia njofton se ka pranuar dorëheqje të zyrtarëve të komunitetit serb gjatë së dielës

Nëpërmjet një njoftimi Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së diel ka pasur dorëheqje të punonjësve të komunitetit serb në pjesën veriore të Kosovës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur gjithashtu se ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara, dhe se të gjitha veprimet do t'i ndërmarrë konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese

Pjesëtarë e policisë së Kosovës nga komuniteti serb, duke i zhveshur unifromat





Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditës së diel ka pasur dorëheqje të punonjësve policorë të komunitetit serb në pjesën veriore të Kosovës, respektivisht në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veriore.

Njoftimet e tyre për dorëheqje janë bërë në rajonet dhe stacionet policore, ku disa prej tyre deri më tani i kanë dorëzuar pajisjet e tyre, për të vazhduar me kompletimin e procedurave të tjera të parapara.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur gjithashtu se ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara, dhe se të gjitha veprimet do t’i ndërmarrë konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, konform vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar.

Ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjinit, që ka qenë duke raportuar për ngjarjet në veri të vendit gjatë ditës, kanë siguruar dokumentin ku shihet dorëheqja e pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës.

“Për arsye personale dhe morale, jap dorëheqje nga Policia e Kosovës”, thuhet në arsyetimin e dorëheqjes.

Ndryshe, të shtunën e 5 nëntorit, përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Një njoftim i tillë erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika