Policia njofton se ndeshja Kosovë – Izrael ka qenë e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ndeshja kualifikuese për EURO 2024 ndërmjet Kosovës dhe Izraelit ka kaluar e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës para Stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, 12 nëntor 2023. Foto AA.

Ndeshja e kualifikimeve për EURO 2024 mes kombëtares së Kosovës dhe Izraelit është zhvilluar me sukses të plotë edhe në aspektin e sigurisë, pa asnjë incident.

Pas ndeshjes së zhvilluar mbrëmjen e së dielës, Policia e Kosovës të hënën ka njoftuar se në bashkëpunim të ngushtë me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe autoritetet relevante, ka zbatuar një plan të detajuar për të garantuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve, duke filluar nga ekipi i kombëtares së Izraelit në momentin e mbërritjes në territorin e Kosovës, deri te kthimi i tyre në vendin e tyre.

Në njoftim, Policia e Kosovës ka shprehur falënderim për bashkëpunimin dhe mbështetjen e qytetarëve, mediave dhe të gjitha institucioneve për kontributin e tyre në sigurinë dhe suksesin që ndeshja të kalojë pa incidente.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët, mediat dhe të gjitha institucionet për bashkëpunimin korrekt me Policinë e Kosovës, të cilët janë pjesë e meritës që ky event sportiv të kalojë i qetë dhe pa incidente”, thuhet ne njoftimin e Policisë.

Ndeshja ishte duke u zhvilluar nën masa të larta të sigurisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Rrugët të cilat të çojnë për te stadiumi “Fadil Vokrri” ishin bllokuar për shkak të shtimit të sigurisë për këtë ndeshje.

Gjithë hapësira rreth stadiumit “Fadil Vokrri” ishte nën masa të rrepta të sigurisë me njësite policore.

Por, pavarësisht kësaj situate, përballja me Izraelin solli gëzim dhe emocion për tifozët kosovarë, pasi goli i Milot Rashicës vulosi fitoren e kombëtares.

Ndërkohë që një protestë proPalestinës nuk është lejuar të mbahet nga Policia e Kosovës, por flamuri i Palestinës vetëm pak orë para ndeshjes Kosovë – Izrael, është shpalosur në qendër të Prishtinës, konkretisht mbi “Hotel Grand”.

“Protesta pro-Palestinës nuk lejohet” – Flamuri i Palestinës vetëm pak orë para ndeshjes Kosovë-Izrael shpaloset në qendër të Prishtinës

Portali Dukagjini ka kontaktuar me organizatorin e protestës së parë kundër vrasjeve së civilëve palestinezë, me marsh në Prishtinë, Albert Berisha.

I pyetur nëse ky flamur është vendosur nga ky i fundit, ai thotë së ata kanë planifikuar një protestë për ditën e sotme, por është anuluar nga ana e Policisë së Kosovës dhe mohon se flamuri mbi “Hotel Grand”, është vendosur nga ta.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika