Policia njofton se procesi i votimit në veri ka kaluar pa incidente

Procesi i votimit për apo kundër largimit nga funksioni i Kryetarëve të Komunave, Policia e Kosovës njofton se në aspektin e sigurisë ka kaluar i qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës, ka njoftuar përmes hartimit të urdhrit operativ policor, me kohë ka bërë të gjitha planifikimet e saja policore lidhur me procesin e votimit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, i cili u mbajt sot me 21 prill 2024.

Proces ky i cili vlerësuar në aspektin e sigurisë ka kaluar i qetë dhe pa incidente deri në mbylljen e qendrave të votimit.

“Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit të votimit ishin angazhuar një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por kanë qenë të paraparë edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, brenda Policisë së Kosovës.”

Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ për këtë proces të votimit ishte:

Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e katër komunave veriore të vendit, mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të votimit.

Sigurimin e Qendrave të Votimit, Këshillave Komunale, Depove Komunale, Qendrës së Numërimit të Rezultateve dhe Depove Qendrore.

Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i të gjithë materialit sensitiv nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor.

Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj këtij procesi, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

Planifikimi dhe implementimi i këtij procesi të votimit është menaxhuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) sipas kompetencave ligjore, përderisa Policia e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, ndërmarrjen e të gjitha masave preventive, operative dhe hetimore për krijimin e një ambienti të sigurt gjatë gjithë procesit të votimit dhe pas saj, si dhe ka asistuar në kërkesat e KQZ-së.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit si dhe të jetë transparente mbi punën dhe angazhimet e saja policore,” shkruhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika