Policia pajiset me 250 kamera të trupit dhe 113 të instaluara në vetura

Policia e Kosovës është pajisur këtë të martë me 250 kamera të trupit dhe 113 në vetura, pas një donacioni nga Ambasada Amerikane në Prishtinë

Pamje të kamerave trupore që iu dhuruan policëve të Kosovës.

Policia e Kosovës është pajisur me një donacion prej 250 kamerash të trupit dhe 113 kamera të instaluara në vetura, të siguruara përmes një projekti të përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka bërë të ditur se një pjesë e kamerave do të shpërndahen edhe në veri të vendit.

Sipas tij, qëllimi i këtij donacioni është të rrisë besueshmërinë e qytetarëve ndaj Policisë, duke iu ofruar një mjet të saktë dhe të besueshëm për dokumentimin e situatave dhe të veprimeve të policisë në terren.

“Ne si polici mundohemi që detyrat t’i kryejmë me nder dhe respekt. Jemi organizatë e ndërtuar në parime të larta demokratike. Do të ndikojnë në rritjen e besimit te qytetarëve tanë te Policia e Kosovës. Këto do të përdoren edhe si dëshmi për shkelje, kundërvajtje të caktuara në rrugë”, ka deklaruar ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Po ashtu, ai ka njoftuar se kamerat e trupit do të përdoren jo vetëm nga policët në detyrë, por edhe nga njësitë e trafikut dhe ato kufitare.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka falënderuar donacionin dhe ka vlerësuar rëndësinë e kamerave të trupit për sigurinë publike.

Ai ka shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Policinë e Kosovës dhe besimin se këto kamera do të ndihmojnë në përmirësimin e llogaridhënies së policisë dhe në dokumentimin e rasteve me paanshmëri.

Pamje të kamerave trupore që iu dhuruan policëve të Kosovës.

“Këto kamera kanë rëndësi jetike për sigurinë në Kosovë. Ajo që ShBA-ja dëshiron të shohin është që të zë vendin e saj ku i takon. Edhe ne në ShBA kemi sfidat tona sa i përket llogaridhënies policore, dhe megjithëse nuk jemi të përsosur ne kemi arritur të përmirësojmë komunitetin përmes mbikëqyrjes”, ka thënë Hovenier.

“Kamerat e trupit tashmë janë një pjesë standarde e pjesës së një polici sepse i bëjnë rrugët më të sigurta. Ky donacion është një dëshmi e mbështetjes ndaj policisë së Kosovës. 250 kamera të trupit do të barten nga policët dhe 113 sistem kamerash në vetura që do të përdoren nga Policia në trafik dhe ajo doganore”, ka shtuar ai.

Më pas, gjithashtu është bërë edhe shfaqja e një video-sekuence të përdorimit të kamerave nga zyrtarët policorë, si dhe ekspozimi dhe demonstrimi i përdorimit të kamerave të trupit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika