Policia parandalon një rast të kontrabandës me mall në Kamenicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mall dhe i dyshuari kishte pasur të ngarkuar rreth 250 pako me argeta me nga 14 copë, gjithsej, 3500 copë, për të cilat nuk kishte asnjë dokument dhe dyshohet se kanë prejardhje nga Serbia në Kamenicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me mall në fshatin Novosellë të Kamenicës.

Sipas njoftimit, “më 12.02.2024  në hyrje të fshatit Novosellë-Kamenicë, është vërejtur një veturë me targa vendore, për të cilën kishte informatë se ishte duke kontrabanduar mallra nga Serbia përmes fshatit Breznicë”.

Sipas njoftimit të PK-së, “gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga H.Gj.,  (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar), është vërejtur se i dyshuari kishte pasur të ngarkuar rreth 250 pako me argeta me nga 14 copë gjithsej 3500 copë për të cilat nuk kishte asnjë dokument dhe dyshohet se kanë prejardhje nga Serbia”.

Lidhur me rastin, të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe  dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika