Policia pas përfundimit të protestës në Prishtinë: Përfundoi e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e zhvilluar në Prishtinë gjatë kësaj të shtune ka përfunduar e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së sotme të mbajtur në Prishtinë.

“Policia e Kosovës me njësitet e saja ishte e angazhuar për të siguruar mbarëvajtje të protestës, në mënyrë që ajo të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia njofton se protesta e organziuar nga PSD-ja është zhvilluar e qetë dhe pa ndonjë incident, derisa protestuesit kanë marshuar nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e qeverisë.

“Aty janë realizuar disa aktivitetet të protestuesve, të cilat janë realizuar pa ndonjë incident”, thuhet tutje në komunikatën e Policisë.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika