Policia për grabitjen e armatosur në Suharekë: Targat e veturës ishin të vjedhura, një polic u plagos kurse një tjetër u lëndua

"Grabitësit kanë plagosur një polic. Kanë dëmtuar veturën e policisë. Kanë arritur të marrin një sasi të arit në argjendari, pronari i lokalit nuk është i lënduar. Në këtë rast ka pasur shkëmbim zjarri në mes policisë e grabitësve, edhe një polic që ka gjuajtur në drejtim të grabitësve është i lënduar në krah por jo si pasojë e armës së zjarrit", ka bërë të ditur policia

Argjendaria e cila është plaçkitur në Suharekë

Drejtori i Policisë në Prizren, Faton Aliu, ka dhënë detaje shtesë në lidhje me grabitjen e armatosur në Suharekë.

Ai ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin se nga ky incident përveç një polici të plagosur, ka mbetur edhe një tjetër i lënduar.

“Grabitësit kanë plagosur një polic. Kanë dëmtuar veturën e Policisë. Kanë arritur të marrin një sasi të arit në argjendari, pronari i lokalit nuk është i lënduar. Në këtë rast ka pasur shkëmbim zjarri në mes Policisë e grabitësve, edhe një polic që ka gjuajtur në drejtim të grabitësve është i lënduar në krah, por jo si pasojë e armës së zjarrit”, ka thënë Aliu.

Ai ka thënë se të dyshuarit kanë qenë të maskuar, kanë pasur armë të gjata me vete dhe një veturë hiri që rezulton të jetë me targa të vjedhura.

“Janë katër persona të dyshuar që ishin të pajisur me arma të gjata, vetura ngjyrë hiri, me targa 01, që ka rezultuar të jetë e vjedhur diku në Prishtinë. Nuk kemi identitet të tyre ende”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë se të dyshuarit kanë vënë pengesa në rrugë që të pengojnë qarkullimin e qytetarëve.

Në vend të ngjarjes është edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, i cili ka thënë se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme në ndriçim të rastit.

“Jemi duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme, veprimet ligjore në drejtim të identifikimit të kryesve të kësaj vepre, andaj edhe ne kërkojmë nga qytetarët që të japin informacione çfarëdo që kanë, që t’i sjellim ata para drejtësisë”, ka thënë Shala.

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, ka thënë se ka filluar një operacion i gjerë për kapjen e katër personave të dyshuar.

Ai tha se hetimet janë duke vazhduar dhe se pritet që të dyshuarit të kapen nga Policia.

“Patrullat tjera janë nisur menjëherë në vend të ngjarjes janë duke nxjerrë provat apo dëshmitë nga vendi, janë intervistuar dëshmitarët. Është ngritur “unaza e çeliktë”, një operacion kur ka grabitje apo raste të rënda. Një prej operacioneve më të gjera është urdhri për “unazën e çeliktë”, e cila urdhëron të gjitha patrullat e Policisë të angazhohen në rastin konkret. Është shumë herët të flasim kush janë të dyshuarit. Hetuesit po marrin informacione të shihen videoincizimet, shumë shpejt mund të merren informacione që t’i gjejmë”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i forenzikës dhe ekipet e tjera për ta hetuar rastin.

Tashmë nga vendi i ngjarjes është larguar edhe vetura patrulluese e Policisë, e cila kishte qenë në vend të ngjarjes.

(VIDEO) Plagoset një polic në Suharekë gjatë parandalimit të një grabitjeje

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika