Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim një person në Prishtinë, që po dyshohet se ka kryer një vjedhje.
Vepra penale dyshohet se është kryer më 27 nëntor të 2024-s, derisa autorizimin për të publikuar fotografi të të dyshuarit e ka nxjerrë Prokuroria Themelore në Prishtinë. Autoritetet policore kërkuan nga qytetarët që nëse kanë informacione mbi vendndodhjen e tij, të lajmërohen urgjentisht.
“Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni policor Qendra, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale;
Vjedhja , konform nenit 313, të KPRK-së.
Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja” të ndodhur më 27.11.2024, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.
Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit.
Për informacione ju lutem na kontaktoni direkt në:
E-mail: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftimin e PK-së.