Policia po kryen bastisje në pesë lokacione në veri, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kryer bastisje në pesë lokacione në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e së dielës, ku u vra polici Afrim Bunjaku

Pamje nga aksioni i sotem

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar kontroll në pesë lokacione të ndryshme në tri komunat në veri të vendit, dhe se ky operacion lidhet me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në njoftimin për media thuhet se këto urdhër kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

“Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pamje nga vendi i ngjarjes,
Fotografi nga medium lokal në veri, Kontaktplus

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika