Policia po kryen operacion policor në veri lidhur me sulmin në Banjskë

Është duke u kryer një operacion policor në veri të vendit, i cili lidhet me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit

Ilustrim

Policia e Kosovës është duke kryer një operacion policor në veri të vendit.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se operacioni i sotëm policor lidhet me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika