Viti 2023 është karakterizuar me plot zhvillime për Policinë e Kosovës.
Drejtori i përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha, sot do të prezantojë arritjet e Policisë së Kosovës gjatë vitit 2023.
Kjo ngjarje do të mbahet me fillim nga ora 11:00, në Drejtorinë e Përgjithshme.
Vlen të theksohet se njëra nga ngjarjet kryesore të Policisë së Kosovës është edhe sulmi terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.