Policia publikon fotot e të dyshuarve për vrasjen e dy personave në Prishtinë

"Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar"

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve, të cilët kërkohen për dy vrasjet që kanë ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës në Prishtinë.

Policia ka kruar ndihmini e qytetarëve në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar. Personat e dyshuar Ahmet ( Ali)  Berisha dhe Naim (Ali)  Berisha kërkohen për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhë mbrëmë.

Ndonëse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj. personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar  na kontaktoni direkt në: E-mail: info@kosovopolice.com

Facebook: https://ëëë.facebook.com/KosovoPolice/

Android #app: Lajmëro Policinë

Tel: 192”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika