Policia publikon pamjet nga aksioni në veri ku u mbyllën 5 komuna paralele serbe

Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga operacioni i realizuar të premten në veri ku u mbyllën pesë komuna paralele serbe.

Dje, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Elbert Krasniqi, tha se janë mbyllur Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit.

Lexo edhe: Policia me aksion në veri, mbyllen 5 komuna paralele

Aksioni i djeshëm në veri është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), BE-ja, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, që kanë shprehur shqetësimet për veprimet siç thonë ata “të pakoordinuara” të Qeverisë së Kosovës.

Washingtoni ka thënë se këto veprime pasqyrojnë “përkeqësimin e raporteve mes SHBA-së dhe Kosovës”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika