Policia që në mëngjes nis aksionin në rastin “Brezovica”, dyshohet për “Fajde”, “Shmangie nga tatimi në pronë” dhe “Detyrim”

Ilustrim

Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Ferizajt, është duke zhvilluar një aksion policor, i cili lidhet me rastin “Brezovica”.

Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

“Po aksioni ka nisur qysh në mëngjes”, ka thënë ai.

Gjithashtu, edhe nga Prokuroria, nëpërmjet një njoftimi për media, kanë dhënë detaje në lidhje me rastin “Brezovica”

Aksioni i Policisë është duke u zhvilluar në disa lokacione.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Doganën e Kosovës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kont​roll dhe sekuestrim te përkohshëm të shtëpive, lokaleve përcjellëse dhe autosalloneve, sot, është duke e realizuar një aksion, i cili ka rrjedhur në kuadër të hetimeve lidhur me rastin ‘Brezovica’, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrisë dhe Lipjanit, për shkak të dyshimit të veprave penale ‘Fajdeja’ nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ‘Shmangia nga tatimi’ nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së dhe ‘Detyrimi’ nga neni 328 par.2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’ju informojë në vazhdimësi lidhur me këtë aksion”.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika