Policia qëllon me armë të dyshuarin për vrasjen e dy tifozëve suedezë në Bruksel

Policia belge ka qëlluar me armë një burrë teksa po kërkonte të dyshuarin për vrasjen e dy tifozëve suedezë të futbollit mbrëmjen e së hënës

Policia ka rrethuar zonën ku ndodhën të shtënat në Bruksel. Fotografia: Anadolu Agency/Anadolu/Getty Images

Policia në Bruksel ka qëlluar një burrë gjatë një përndjekjeje të madhe për autorin e sulmit që vrau dy tifozë suedezë të hënën në mbrëmje.

I dyshuari është qëlluar në një kafene në lagjen “Schaerbeek”, raporton BBC.

Prokurorët belgë raportuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi.

Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës.

Personi që u qëllua ka të ngjarë të jetë i dyshuari, ka thënë ministrja e Brendshme belge, Annelies Verlinden.

Sulmuesi që vrau dy shtetas suedezë në Bruksel mund të jetë arrestuar të martën, ka thënë kryetari i bashkisë së kryeqytetit belg, Philippe Close, për BFM TV.

“Duket me të vërtetë i dyshuari është neutralizuar”, ka deklaruar tutje Close pas raportimeve për një arrestim në një kafene në lagjen “Schaerbeek” të Brukselit.

Ministrja e Brendshme, Verlinden ka thënë se arma automatike e gjetur te “personi i neutralizuar” ishte e njëjtë me atë të përdorur gjatë sulmit, raporton Reuters.

I dyshuari, një 45-vjeçar tunizian, i cili e quan veten Abdesalem Al Guilani, pretendoi në një video në rrjetet sociale se ai ishte një luftëtar për Allahun.

Ai e identifikoi veten si anëtar i Shtetit Islamik, mori përgjegjësinë në një video të postuar në internet.

Sulmi ka tronditur kryeqytetin belg, ku niveli i kërcënimit të sigurisë është rritur nga 2 në 4, niveli më i lartë i mundshëm dhe banorëve iu kërkua të ishin vigjilentë dhe të mos udhëtonin pa nevojë, ndërkohë që burri ishte ende i lirë.

Kryeministri Alexander De Croo e quajti atë një sulm brutal terrorist, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se Evropa ishte viktimë e një sulmi tjetër islamik.

Të hënën mbrëma, zyra e prokurorit ka thënë se dyshonte se lidhja me Suedinë mund të ishte motivi dhe nuk kishte prova se kishte lidhje me konfliktin në Izrael dhe Gaza.

Belgjika po priste Suedinë në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024, të hënën në mbrëmje. Ndeshja u ndërpre në pjesën e parë dhe turmat u evakuuan pak para mesnatës.

Të shtënat vijnë në një kohë të shqetësimeve të shtuara të sigurisë në disa vende evropiane të lidhura me konfliktin Izrael-Hamas.

Franca po vendos 7,000 trupa shtesë në rrugët e saj pasi një mësues u godit me thikë të premten në një sulm që Macron e dënoi si “terrorizëm barbar islamik”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika