Policia sekuestron 40 motoçikleta në Pejë

Policia e Kosovës ka sekuestruar 40 motoçikleta në qytetin e Pejës

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё ka hartuar planin operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”.

Ky plan ёshtё realizuar nё kёtё vikend me datat 4 dhe 5 maj 2024, nё qytetin e Pejёs.

Nё kёtё plan, i cili ёshtё duke vazhduar edhe nё ditët nё vijim, janё tё angazhuar zyrtarë nga tё gjitha njёsitet e DRP Pejё.

Gjatё datave tё lartcekura nga njёsitet e DRP Pejё, janё sekuestruar:

  • dyzet (40) motoçikleta tё llojeve tё ndryshme.

Për kundërvajtësit janë lëshuar fletëgjoba për kundërvajtjet, kjo për arsye të mosposedimit të lejes pёr vozitje, mosposedimit të kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje të tjera.

“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Krejt kjo në të mirë të rregullimit të komunikacionit, si dhe parandalimit të aksidenteve,” njofton policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika