Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë me tetë fishekë në një shtëpi në Mitrovicë të Jugut pas një bastisje të realizuar më 11 janar.
Më këtë rast është intervistuar një person i moshës së mitur i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Bastisja është realizuar në shtëpinë e të dyshuarit në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicën e Jugut, ku si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit ‘Pistoletë’ me tetë fishekë. Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari i moshës së mitur, ku pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.
Ndaj të miturit është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’.