Policia sekuestron cigare dhe duhan në Gjilan

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur dhe sekuestruar cigare dhe duhan në Gjilan. Lidhur me rastin janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për “Tregti e Ndaluar” dhe “Shmangie nga Tatimi”

Gjatë kësaj të marteje, Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi dhe një lokal në tregun e gjelbër në Gjilan, sepse dyshohej se aty është duke u kryer vepra penale “Tregti e Ndaluar”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin janë iniciuar në procedurë të rregullt rastet për “Tregti e Ndaluar” dhe “Shmangie nga Tatimi”, derisa të gjitha veprimet e tjera janë ndërmarrë në koordinim me autoritetet kompetente të drejtësisë.

Gjatë operacionit të bastisjes e kontrollit në shtëpinë dhe lokalin dhe biznesin e lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar nga autoritetet doganore provat si në vijim:

-Filtër për cigare “Grand” 8 pako X 50 copë X 200 letra për cigare;

-Fleta për mbështjelljen e cigareve 110 komplete;

-Duhan i grirë i përpunuar 104 X, 0,500 g;

-Cigare VIP, 77 paketime x 20 cigare;

-Cigare Malboro, 62 pako X 20 cigare;

-Cigare NINE 29 pakoX 20 cigare e të tjerë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika