Policia sekuestron pesë armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në ahengje familjare

Që nga 29 korriku, Policia e Kosovës ka sekuestruar pesë armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në ahengje familjare

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga 29 korriku ka sekuestruar pesë armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në ahengje familjare.

“Që nga data 29 korrik 2023 deri sot, policia e Rajonit të Prishtinës ka sekuestruar 5 armë zjarri, të cilat dyshohet të jenë përdorur në ahengje familjare”.

Pas përfundimit të procedurave dhe konsultimit me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarve janë inicuar raste për veprat, “Përdorim i armës dhe mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, konform detyrimit ligjor që ka, obligohet që në rastet e tilla të fillojë kërkimin për armët e përdorura në rast, të ndalojë kolonat e dasmorëve për t’i kontrolluar ato dhe personat e dyshuar dhe në situata të caktuara të ndërmarrë edhe bastisje në shtëpitë ku dyshohet për raste të tilla”, thuhet në njoftim.

Policia u bën apel qytetarëve që t’u shmangen veprimeve të tilla për arsye të sigurisë së tyre, sigurisë së të tjerëve dhe ceremonitë festive t’i kalojnë pa ndonjë incident.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika