Policia shpall në kërkim të akuzuarin për krime lufte

Policia e Kosovës është duke kërkuar ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, i cili dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile.

Me anë të njoftimit, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e të akuzuarit për krime lufte.

Siç ka njoftuar policia, i kërkuari është Slavisa (Vojislav) Filiq, i lindur më 25 korrik të vitit 1963.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, policia i ka publikuar edhe mundësitë e kontaktit për ata që kanë informacion për personin e kërkuar.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës  tel.044 220 106

– Qendra Operative –DDP  tel.044 500 404

– E-mail adresa: [email protected]

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika