Policia thotë që Agim Ademi nuk është arrestuar dhe se do të intervistohet nesër

Agim Ademi, kryetar i FFK-së

Policia e Kosovës ka njoftuar se kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nuk është arrestuar.

Policia ka thënë se gjatë kësaj të marte ka intervistuar në stacion policor “një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar”.

“Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qendron, dhe se nuk ka ndonjë urdhërarrest siç raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për t’u paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme”, njofton Policia e Kosovës.

PK-ja shton se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika