Në raportin e saj 24 orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rajone të ndryshme të Kosovës kane vdekur tre persona.
Njëra nga rastet ka ndodhur në komunën e Shtërpcës, ku raportohet se nga familjarët është gjetur viktima mashkull kosovar.
“Raportohet se nga familjarët, është gjetur viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë.
Kurse, në Levoshë të Pejës, Policia ka bërë të ditur se një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur derisa ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit elektrik ishte duke punuar në një terren të vështirë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Një mashkull kosovar ka vdekur derisa ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit elektrik ishte duke punuar në një terren të vështirë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.
Rasti tjetër është në komunën e Gjakovës, ku Policia ka bërë të ditur se një mashkull kosovar është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Gjakovës. Përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar vdekur.
“Një mashkull kosovar është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Gjakovës. Përkundër përpjekjes së mjekëve, i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.