Policia Ushtarake e FSK-së realizon kursin bazik, ngrit kapacitetet e saj

FSK-ja ka njoftuar se kursi bazik zgjat 10 javë dhe pjesëtarët trajnohen në teorinë mbi ligjet, rregulloret dhe aktet tjera në fuqi si dhe aspektin praktik të ekzekutimit të detyrave të PU-së

Policia Ushtarake e FSK-së realizon kursin bazik

Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake të FSK-së, është realizuar Kursi Bazik për Polici Ushtarake të organizuar nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, realizuar në bashkëpunim me Instruktorët e Policisë Ushtarake.

FSK-ja ka njoftuar se kursi bazik zgjat 10 javë dhe pjesëtarët trajnohen në teorinë mbi ligjet, rregulloret dhe aktet tjera në fuqi si dhe aspektin praktik të ekzekutimit të detyrave të PU-së.

“Pjesëtarët gjatë trajnimit janë validuar në detyra të Policisë Ushtarake, si patrullime, ndalesa në trafik, reagimi ndaj mjeteve shpërthyese, menaxhimi i turmave, menaxhimi i kampit të robërve të luftës, neutralizimi i gjuajtësit aktiv”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Komandanti i Policisë Ushtarake nënkolonel, Besnik Selimi, ka përgëzuar pjesëmarrësit dhe me këtë rast në bazë të vlerësimit nga instruktorët janë ndarë çmimet: çmimi Akademik gjatë trajnimit Bazik për Policinë Ushtarake për OR3 Idriz Hoti dhe çmimi instruktor i dalluar për OR6 Faton Muli.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika