Policia vazhdon kërkimin për personin e zhdukur në Dragash

Është duke vazhduar kërkim-shpëtimi për personin e zhdukur në Dragash, ka bërë të ditur Policia e Kosovës

Ekipet për kërkim-shpëtim

Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se është duke vazhduar kërkimi për personin e zhdukur në komunën e Dragashit.

Në njoftim thuhet se akterët të cilët janë përfshirë në këtë kërkim janë Policia e Kosovës, zyrtarët e policisë kufitare, Policia e Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës, OJQ-ja për kërkim shpëtim, gjithashtu edhe Policia e Maqedonisë, si dhe qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria.

“Nga të gjithë akterët e përfshirë, siç janë Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të rendit dhe të Policisë Kufitare, Policia e Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës, OJQ-ja e Kosovës për kërkim shpëtim, Policia e Maqedonisë në pjesën e saj dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria, kanë vazhduar kërkimin e personit të zhdukur ditë më parë”, thuhet në njoftim.

Ekipet e kërkim-shpëtimit

Sipas tyre, gjatë këtij kërkim-shpëtimi janë duke u përdorur qentë e kërkimit, motora terreni, dronë dhe paragllajd me motor.

Policia i ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që po marrin pjesë në kërkim-shpëtim, dhe gjithashtu ka kërkuar nga qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion rreth personit të zhdukur të njoftojnë Policinë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika