Policia zbulon parcelë me kanabis sativa në Gjakovë, asgjëson rreth 100 bimë

Policia e Kosovës ka zbuluar dhe asgjësuar rreth 100 bimë narkotike të llojit kanabis në një zonë të thellë malore në Gjakovë, pranë kufirit me Shqipërinë

Foto: Policia Kosovës, 4 shtator 2024.

Policia e Kosovës, respektivisht njësitet e policisë kufitare nga DRPK “Perëndimi” në Gjakovë, gjatë implementimit të një plani operativ, pas një pune operative dhe hetimore, në një zonë të thellë malore në Komunën e Gjakovës, e kanë lokalizuar një vend ku dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike.

Lidhur me operacionin policor njësitet e specializuara kufitare, së bashku edhe me Njësinë e Antidrogës, kanë shkuar në lokacionin e dyshuar dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur një parcelë, në të cilën kishin qenë të mbjella rreth 100 bimë të dyshuara narkotike (të llojit kanabis sativa) me gjatësi nga 1 deri në 2.5 metra.

Foto: Policia Kosovës, 4 shtator 2024.

Në vendngjarje nga njësitë përkatëse policore janë marrë prova materiale si: mostra të bimëve narkotike dhe prova të tjera, ku pas mbledhjes së provave është bërë asgjësimi i bimëve narkotike në vendin e ngjarjes.

Meqenëse zona ndodhet afër kufirit, është komunikuar edhe Policia Kufitare dhe e rendit të Republikës së Shqipërisë dhe në koordinim me ta është bërë sigurimi i perimetrit të jashtëm të zonës në vijën kufitare Kosovë/Shqipëri nga ajri dhe nga toka.

Lidhur me rastin është komunikuar Prokuroria Themelore në Gjakovë dhe është hapur rasti i cili u nënshtrohet procedurave përkatëse hetimore.

Foto: Policia Kosovës, 4 shtator 2024.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika