Poliklinika më e madhe në Kosovë, ‘Olive Medical’ hap qendrën e re në Mitrovicë

Të premten në qytetin e Mitrovicës është organizuar ceremonia e hapjes së poliklinikës ‘Olive Medical’, ku qytetarët e Mitrovicës dhe më gjerë tashmë do të kenë mundësinë të marrin shërbime të ndryshme klinike dhe diagnostike, të cilat garantojnë trajtime mjekësore efektive, shërbime cilësore, si dhe rezultate të besueshme të testeve laboratorike, të njohura edhe përmes aplikimit të standardeve më të larta ndërkombëtare.

Në këtë ceremoni u tha se “Olive” bashkë me laboratorin më të avancuar në kuadër të saj, ofrojnë një gamë të gjerë të ekzaminimeve specialistike nga mjekët më të mirë në vend. Kjo vetëm sa dëshmon se “Olive Medical” vazhdon të mbetet lider në fushën e saj dhe partneri më i besueshëm për shëndetin e qytetarëve.

Arben Vitia, menaxher në “Olive”, tha se investimi i bërë në këtë poliklinikë garanton shërbime të sigurta, sepse plotëson kushtet e një qendre bashkëkohore duke pasur në vëmendje gjithmonë standardet evropiane të shërbimeve.

Sipas tij, hapja e kësaj qendre do të jetë vlerë e shtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa më cilësore për qytetarët e Mitrovicës dhe më gjerë.

“Nga aspekti teknik dhe infrastrukturor, por edhe me profesionistët shëndetësorë, plotëson kushtet e një qendre shëndetësore bashkëkohore, që plotëson shërbimet për pacientët duke pasur në vëmendje standardet evropiane të shërbimeve shëndetësore…Ndaj jam i nderuar që jemi këtu bashkë në hapjen e kësaj qendre, e cila do të jetë vlerë e shtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore sa më cilësore për qytetarët e Mitrovicës, por jo vetëm”, ka thënë Vitia.

Ndërkaq, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, tha se ndihet gjithmonë i kënaqur kur investitorët zgjedhin qytetin e Mitrovicës për të investuar, sepse veç tjerash, hapin vende të reja pune dhe ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Mitrovicës.

“Për mua nuk ka më kënaqësi se kur shoh që vijnë investitorë dhe zgjedhin Mitrovicën për të investuar…Çdo investim në cilëndo fushë, arsimore, shëndetësore, të prodhimit, të shërbimeve, tregtisë, kudoqoftë është ndihmesë jashtëzakonisht e madhe për komunën e Mitrovicës. Përtej kësaj, përveç që do të jetë një qendër që do të ofrojë shërbime qytetarëve të regjionit të Mitrovicës”, theksoi Hamza.

Në anën tjetër, Fatmir Sejdiu, drejtori i “Olive Medical”, ka falënderuar të pranishmit për prezencën, dhe në veçanti stafin, duke thënë se pa kontributin e tyre “Olive” nuk do të ishte kjo që është sot.
“Ju falënderoj të gjithë për pjesëmarrjen, i falënderoj të gjithë stafin e Olive-s për kontributin e dhënë, pa të cilin Olive nuk do të kishte qenë kjo që është”, u shpreh drejtori Sejdiu.

Në këtë ceremoni foli edhe doktori më i vjetër në Mitrovicë, Musa Myftari, i cili tha veç tjerash se Mitrovica ka pasur investime deri tani në shëndetësi, por jo të këtij niveli asnjëherë.
“Ky është një investim kolosal jo vetëm për Mitrovicën dhe regjionin, por edhe për kriterijumet e Kosovës”, tha Myftari.

Ndryshe, Olive Medical është laborator i vetëm në Kosovë i akredituar nga Drejtoria e Akreditimit të Kosovës (DKA) sipas standardeve ISO 15189.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika