Politikanët perëndimorë letër ShBA-së dhe BE-së, kërkojnë qasje më të ashpër ndaj Vuçiqit dhe Beogradit 

"Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po përshkallëzon gjithnjë e më shumë tensionet me Kosovën. Perëndimi po frenon kritikat – një qasje që politikëbërësit e jashtëm thonë se nuk funksionon më"

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka informuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken

“Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurojë që ne të mos ndjekim politikë me qendër Beogradin në Ballkan”.

Kështu thuhet ndër të tjera në letrën e politikanëve të politikës së jashtë perëndimore, të cilët i kanë bërë thirrje BE-së, ShBA-së dhe Britanisë së Madhe që të merren në mënyrë më kritike me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Përpjekjet e Serbisë për t’i prishur zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet të denoncohen publikisht si ndërhyrje e huaj dhe duhet të ndërmerren veprime konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse nëse ajo vazhdon të minojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, thuhet në letrën e ekspertëve të politikës së jashtme drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken (SHBA) dhe sekretarit të Shtetit për Çështje të Jashtme, James Cleverly (MB).

E përditshmja gjermane “Tagesspiegel”, shkruan se letra, ndër të tjerë është nënshkruar edhe nga kryetari i Komitetit të politikës së jashtë të Bundestaagut, Muchael Roth dhe ai i Senatit të ShBA-së, Bob Menendez. Gjithashtu, autorë të tjerë të nënshkrimit aty janë edhe kryetarët e Komitetit të punëve të jashtme të Dhomave Britanike dhe parlamenteve të Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

“’Qasja aktuale nuk po funksionon’, shkruajnë Roth, Menendez dhe homologët e tyre. ‘Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurojë që ne të mos ndjekim politika me qendër Beogradin në Ballkan’. Të shqyrtohet një politikë e diplomacisë parandaluese për të parandaluar një përkeqësim të mëtejshëm të situatës së sigurisë në veri të Kosovës’. Ata që mbrojnë shtetin ligjor dhe demokracinë nuk duhet të qortohen”, shkruan “Tagesspiegel”.

Politikat aktuale të BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në lidhje me Serbinë dhe Kosovën nxjerrin në pah “pika të dobëta në qasjen tonë të përbashkët”. Është e nevojshme të “rimendohet” kjo qasje.

Ata me këtë letër bëjnë thirrje për “kthim në ekuilibër dhe proporcionalitet në marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë”.

Mungesa e presionit ndaj Serbisë pas kidnapimit të tre policëve kosovarë dhe dështimi për të mbajtur përgjegjësi për sulmet ndaj forcës së sigurisë së NATO-s, KFOR thekson “mungesën aktuale të paanshmërisë në trajtimin e pikave të tilla problematike”.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika