Politikani brazilian sulmon policinë me granata në Rio de Janeiro

Politikani brazilian, Roberto Jefferson, si shenjë refuzimi ndaj arrestimit ka shtënë disa herë radhazi drejt makinës së policisë dhe ka hedhur granata në drejtim të tyre në Rio de Janeiro. Policët e lënduar u dërguan në spital dhe më pas u liruan

Oficerët e policisë jashtë shtëpisë së Roberto Jefferson në Levy Gasparian, Rio de Janeiro, më 23 tetor 2022. © Bruna Prado, AP

Një politikan në Brazil është dërguar në paraburgim pasi hodhi granata ndaj policëve që erdhën në shtëpinë e tij, të dielën mbrëma, në shtetin Rio de Janeiro, për ta arrestuar.

Politikani brazilian, Roberto Jefferson, një aleat i presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, plagosi dy oficerë përpara se të dorëzohej, raporton BBC.

Ndërsa, presidenti Bolsonaro ka reaguar duke thënë se ata që qëlluan ndaj policisë duhet të arrestohen.

Ndërkaq, dy zyrtarët policorë u plagosën nga predha nga një granatë gjatë sulmit në Levy Gasparian, në veri të Rio de Janeiro.

Ata u dërguan në spital dhe më pas u liruan.

Jefferson, ish-udhëheqësi 69-vjeçar i partisë politike PTB, qëlloi policët me anë të një pushke, kështu duke thyer xhamin e përparmë të makinës së policisë.

Gjykatësi i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, kishte urdhëruar ndalimin e politikanit me arsyetimin se ka shkelur kushtet e arrestit shtëpiak.

Tensionet politike janë të larta në Brazil, përpara balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të së dielës midis Bolsonaro dhe krahut të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva.

Lula, i cili ende shihet si kandidati kryesor nuk arriti të arrijë 50 për qind të votave të vlefshme, për të parandaluar një balotazh në raundin e parë në fillim të këtij muaji.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika