Rrallëherë shohim politikanë serbë të cilët e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Edhe më rrallë të tillë si Nicolas Sandulovic, i cili për nder të 15-vjetorit të pavarësisë, ka ardhur në Prekaz për t’i nderuar dëshmorët e luftës së fundit në Kosovë.
Sandulovic, pasi bëri homazhe te varrezat e familjes Jashari tha se “ai e pranon pavarësinë e Kosovës dhe puna e Serbisë me të ka përfunduar në 2008-n”.
Ditë më parë ai u prit nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, me të cilin diskutuan për çështjet e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ia konfirmoi edhe Kurtit se është pro pavarësisë së Kosovës.