Politikani serb i shqetësuar për arrestimin e mundshëm nga Serbia, shkak mbështetja e tij për Kosovën

Boban Bogdanoviq, kryetari i Lëvizjes Qytetare "Odgovor", pas përfundimit të intervistimit në Agjencinë e Sigurisë së Serbisë (BIA), është shprehur i shqetësuar për mundësinë e arrestimit në Serbi për politikën e tij të paqes dhe përkrahjen për integrimet euroatlantike të Kosovës

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq.

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka njoftuar se është intervistuar nga Agjencia Informative e Sigurisë së Serbisë (BIA).

Ai ka theksuar se shkak i intervistimit ishte mbështetja e tij për Kosovën në rrugën drejt integrimeve euroatlantike, si dhe pajtimi për bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Bogdanoviq gjithashtu është shprehur se supozon se do të arrestohet në Serbi nëse vazhdon me politikën e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke avokuar për integrimin e tyre në NATO.

“Tema e bisedës ishte mbështetja ime për Kosovën në rrugën drejt integrimeve euroatlantike, pajtimit për bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. Unë supozoj se do të arrestohem në Serbi nëse vazhdoj me politikën e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe duke avokuar për integrimin e tyre euroatlantik dhe anëtarësimin në NATO”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se i është paraqitur se aktivitetet e tij janë në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, ndërsa ai e ka kundërshtuar duke theksuar se nuk po shkel Kushtetutën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika