Politikani serb vendos shkurtimisht flamujt e komuniteteve para ndërtesës së Qeverisë

Politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandar Arsinijeviq, fillimisht tentoi që t’i vendoste flamujt brenda rrethojave të oborrit të Qeverisë, por policia nuk e lejoi dhe ai i vendosi ata pak metra më pak

Politikani serb nga veriu i Kosovës, Aleksandër Arsenijeviq, vendosi flamujt e komuniteteve që jetojnë në Kosovë para objektit të Qeverisë së Kosovës, përfshirë edhe flamurin e Serbisë.

Por, disa minuta më vonë, ata u hoqën nga sigurimi dhe pjesëtarë të tjerë të ekzekutivit.

Arsinijeviq fillimisht tentoi që t’i vendoste flamujt brenda rrethojave të oborrit të Qeverisë, por policia nuk e lejoi dhe ai i vendosi ata pak metra më pak.

“Në mes të krizës dhe tensioneve ndëretnike në Kosovë, kam dashur të tregoj se, duke qenë se të gjitha institucionet qendrore kanë flamurin shqiptar, kam dashur që ne edhe ne që jetojmë këtu – sepse gjyshi, stërgjyshi im kanë lindur në Kosovë, kushdo që ka lindur këtu dhe jeton në Kosovë – të kemi të drejtë të shfaqim simbolet tona”, tha Arsenijeviq.

“Kosova është e të gjithë neve, ne komunitetet që njihemi në Kushtetutë, pra serbët, goranët, romët ashkalitë, egjiptianët, të gjithë jemi të barabartë para këtij ligji. Unë iu referova Kushtetutës dhe neneve të saj dhe nuk dua të nxisë urrejtje”, shtoi Arsenijeviq, që udhëheqë Iniciativën Qytetare “Mbijetesa serbe”.

Ky aksion i Arsenijeviqit vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Serbët po mbajnë protesta që nga 26 maji, duke kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në veri. Ata, po ashtu, po kërkojnë tërheqjen e njësive speciale nga veriu.

Pavarësisht se serbët janë shumicë në dhjetë komuna në Kosovë, numri i saktë i pjesëtarëve të këtij komuniteti nuk dihet, pasi ata kanë refuzuar që të marrin pjesë në regjistrimin e fundit të popullsisë më 2011. Por, vlerësohet se në Kosovë jetojnë rreth 100.000 pjesëtarë të komunitetit serb. Sipas Kushtetutës, komunitetet gëzojnë të drejta të veçanta dhe mënyra e përdorimit të simboleve të tyre kombëtare rregullohet me ligj.

Po ashtu, sa i përket përdorimit të gjuhës, në nivel shteti gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe dhe ajo serbe. Ndërkaq, gjuhët e komuniteteve të tjera gëzojnë statusin e gjuhës zyrtare në komunat ku një komunitet përbën shumicën./REL

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika