Politikani shqiptar në Gjermani: Ekonomia evropiane ka nevojë për litiumin serb

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Bavarisë së Epërme, Deli Balidemaj, komentoi vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Serbi, duke theksuar interesin e Bashkësisë Evropiane për të larguar Serbinë nga ndikimi rus dhe kinez. Ai vuri në dukje rëndësinë strategjike të minierave të litiumit në Serbi për ekonominë evropiane d

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Bavarisë së Epërme, Deli Balidemaj, ka komentuar vizitën e fundit të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Serbi dhe takimin e tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq –  ku nënshkruan një memorandum për një partneritet strategjik mbi lëndët e para të qëndrueshme, përkatësisht mbi bateritë për automjete elektrike.

Sipas Balidemajt, kjo vizitë është një tregues i qartë i interesit të Bashkësisë Evropiane për të larguar Serbinë nga ndikimi rus dhe kinez.

Balidemaj theksoi se ekonomia e bashkësisë evropiane ka nevojë për minierat e litiumit në Serbi.

“Bashkia evropian dhe kancelari Scholz dhe ekonomia evropiane kanë nevojë për minierat e litium të cilën po duket që janë në masë të madhe në Serbi. Në anën tjetër është interesi i madh i gjithë bashkësisë evropiane që Serbia të përafrohet nga bashkia evropian me veprime konkrete. Në tjetrën anë duke u përfaruar në bashkinë evropiane do të largohej nga ndikimi rus dhe kinez”, ka thënë Balidemaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Ndërkaq, Scholz ka thënë të premten në Beograd se projekti Jadar, i cili parasheh krijimin e një miniere litiumi në pjesën perëndimore të Serbisë, është gjë e mirë për këtë vend.

“Vendimi kërkon kurajë, po marrim një hap të rëndësishëm, duke nxjerrë litium në Serbi, ne mund t’i përmbushim synimet për klimën”, ka thënë Scholz, duke shtuar se “kemi nevojë për bateri”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika