Poloni, zyra e auditimit njofton prokurorët se ish-kryeministri mund të ketë abuzuar me pushtetin

Kontrolli i lartë i shtetit në Poloni (NIK) ka njoftuar prokurorinë se ish kryeministri Mateusz Morawiecki mund të ketë kryer krim duke vepruar në dëm të interesit publik

Kontrolli i lartë i shtetit në Poloni (NIK) ka njoftuar prokurorinë se ish-kryeministri Mateusz Morawiecki mund të ketë kryer krim duke vepruar në dëm të interesit publik përmes dhënies së subvencioneve për komunat, njoftoi të hënën zyra e auditimit.

Morawiecki dhe zyrtarë të tjerë të lartë në ish-qeverinë Ligj dhe Drejtësi (PiS) neglizhuan detyrat, ose abuzuan me kompetencat e tyre, kur financuan ndërtimin e rrugëve dhe financuan rimëkëmbjen pas pandemisë, tha në një deklaratë zyra e auditimit, NIK. Kjo shkaktoi një humbje prej rreth 1 miliard dollarësh për komunat, thuhet në deklaratë. Nuk ka pasur reagime nga ish-qeveria e mëparshme dhe as nga ish-kryeministri.

Koalicioni Ligj dhe Drejtësi (PiS) humbi zgjedhjet në tetor të vitit 2023 përballë një koalicioni të partive proevropiane. Qeveria e re e kryesuar nga kryeministri Donald Tusk është zotuar që t’i mbajë përgjegjës të gjithë ata që akuzohen për shkelje të ligjit gjatë qeverisjes tetëvjeçare të koalicionit PiS.

Muajin e kaluar, zyra e auditimit (NIK) tha se reformat tatimore të zbatuara nën qeverinë e mëparshme i shtynë në deficit buxhetet e shumicës së bashkive polake. Polonia mban zgjedhjet lokale më 7 prill./VOA

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika