Polonia ia dërgon Ukrainës avionët e parë luftarakë MiG-29

Polonia ka bërë të ditur se tashmë ka përfunduar transferimin e avionëve të parë luftarakë MiG-29 në Ukrainë

Fotografi ilustruese: Avionë luftarakë MiG-29.

Polonia ka njoftuar se tashmë ka transferuar disa nga avionët e saj luftarakë MiG-29 në Ukrainë, pas Sllovakisë e cila më 23 mars kishte bërë të ditur se ka dërguar katër avionët e parë në Kiev.

“Disa MiG-29 janë dërguar tashmë. Ata janë vërtet të dobishëm për Ukrainën, në mbrojtjen e sigurisë sonë kolektive”, ka thënë ndihmësi i presidentit polak, Marcin Przydacz, për radiostacionin lokal RMF FM.

Muajin e kaluar, Polonia ishte bërë anëtarja e parë e NATO-s që premtoi avionët luftarakë për Ukrainën.

Përpara pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt të vitit 2022, Ukraina kishte disa dhjetëra MiG-29 që trashëgoi pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, por është e paqartë se sa prej tyre mbeten në shërbim pas më shumë se një viti luftimesh.

Forca ajrore e Ukrainës është familjarizuar me MiG-29 dhe mund t’i përdorë avionët menjëherë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar vazhdimisht vendeve perëndimore avionë luftarakë, por aleatët e NATO-s janë treguar të përmbajtur, duke përmendur shqetësimin për përshkallëzimin e rolit të aleancës në luftë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika