Polonia planifikon dërgimin e rreth 10.000 ushtarëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia ka njoftuar se planifikon të dërgojë rreth 10.000 ushtarë shtesë në kufirin me Bjellorusinë për të ndihmuar Gardën Kufitare. Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, ka bërë të ditur se 4.000 ushtarë do të jenë në shërbim të Gardës Kufitare, ndërsa 6.000 të tjerë do të jenë në rezervë

Ministri polak I Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

Polonia është duke planifikuar që të dërgojë rreth 10.000 ushtarë shtesë në kufi me Bjellorusinë, për ta mbështetur Gardën Kufitare, ka thënë ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

“Rreth 10.000 ushtarë do të jenë në kufi, prej të cilëve 4.000 do ta mbështesin Gardën Kufitare dhe 6.000 do të jenë rezervë”, ka thënë ministri në një intervistë për radion publike.

“Ne do ta afrojmë ushtrinë më afër kufirit me Bjellorusinë për ta dëbuar agresorin, ashtu që të mos guxojë të na sulmojë”, ka thënë Blaszczak.

Zëvendësministri i Brendshëm, Maciej Wasik, ka thënë të mërkurën se Polonia do t’i dërgojë 2.000 trupa shtesë në kufi me Bjellorusinë, shkruan REL.

Polonia është e shqetësuar për kufirin e saj, prej kur qindra pjesëtarë të grupit mercenar rus “Wagner”, kanë arritur në Bjellorusi muajin e kaluar, me ftesë të liderit të shtetit, Alexander Lukashenko.

Bjellorusia është duke i vazhduar stërvitjet ushtarake afër kufirit këtë javë, derisa presidenti Lukashenko ka thënë disa herë se po frenon pjesëtarët e “Wagner”-it që po synojnë sulm ndaj Polonisë.

Polonia është përballur së fundi edhe më rritje të numrit të migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Shefi i Gardës Kufitare të Polonisë, Tomasz Praga, ka thënë më herët gjatë javës se 19.000 persona kanë tentuar të kalojnë kufirin polako-bjellorus këtë vit, për dallim prej 16.000 personave, sa janë regjistruar vitin e kaluar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika