Polonia pranon sisteme HIMARS, do t’i dislokojë pranë kufirit me Rusinë

Polonia ka pranuar dërgesën e parë me sistemet raketore HIMARS, të prodhimit amerikan të cilat planifikon që t’i dislokojë këto sisteme në një rajon që gjendet në kufi me Rusinë

FOTO: REUTERS

Polonia ka pranuar dërgesën e parë me sistemet raketore HIMARS, të prodhimit amerikan.

Varshava planifikon që t’i dislokojë këto sisteme në një rajon që gjendet në kufi me Rusinë, tha ministri polak i Mbrojtjes.

“Kjo armë do të dislokohet në pjesën verilindore të shtetit tonë… detyra e saj është të pengojë agresorin”, tha ministri Mariusz Blaszczak për gazetarët më 15 maj, shkruan REL.

Në mars, Ministria e Mbrojtjes të Polonisë tha se HIMARS-ët, që janë sistem raketor me rreze të gjatë veprimi dhe mjaft preciz, do të stacionohen në njësi ushtarake në Olsztin, që gjendet rreth 80 kilometra nga kufiri rus, afër enklavës së Kaliningradit.

Blaszczak tha se HIMARS-ët do të “forcojnë ushtrinë polake në krahun lindor të Polonisë dhe krahun lindor të NATO-s”.

Polonia, shtet në kufi me Ukrainën, të cilën e ka mbështetur, kishte blerë 20 HIMARS nga SHBA-ja më 2019 dhe tani ka pranuar dërgesën e parë me këto sisteme raketore.

Por, Varshava tani është duke negociuar me Shtetet e Bashkuara që të blejë më shumë HIMARS.

“Kongresi amerikan ka miratuar shitjen e pothuajse 500 sistemeve për Poloninë. Këta raketahedhës do të blihen nga Polonia shumë shpejt”, tha Blaszczak.

“Ne duam të sigurohemi që në bazë të kontratës që po negocionojmë, të përfshijmë edhe bashkëprodhimin e HIMARS-ëve, si të raketahedhësve ashtu edhe të raketave të bëhen në Poloni. Ky është qëllimi që i kemi vënë vetes”, shtoi ai.

Në fund të janarit, Polonia ka njoftuar për rritje të shpenzimeve të mbrojtjes për 4 për qind të bruto prodhimit të brendshëm, me kryeministrin polak që ka deklaruar se shteti ka nevojë të armatosë veten “më shpejt” në dritë të pushtimit rus të Ukrainës.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika