Polonia thotë se deri në 40 vende mund t’i bojkotojnë Lojërat Olimpike

Deri në 40 vende mund të bojkotojnë Lojërat Olimpike të ardhshme, duke e bërë të pakuptimtë të gjithë ngjarjen, tha ministri i sportit dhe turizmit i Polonisë, Kamil Bortniczuk

IOC po punon për planet për të lejuar atletët rusë dhe bjellorusë të konkurrojnë në Lojërat e 2024 nën një flamur neutral

Deri në 40 vende mund t’i bojkotojnë Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm, tha ministri polak i Sportit dhe Turizmit, Kamil Bortniczuk.

Ukraina ka kërcënuar se do t’i bojkotojë ato nëse kjo ndodh.

Por, IOC-ja tha të enjten se çdo bojkot do t’i “dënojë vetëm atletët”.

Bortniczuk tha se beson që do të ishte e mundur të ndërtohej një koalicion prej 40 vendesh, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadanë, për t’i bllokuar planet e IOC-së, përpara takimit të 10 shkurtit.

“Duke pasur parasysh këtë, nuk mendoj se do të përballemi me vendime të vështira përpara Olimpiadës dhe, nëse do t’i bojkotojmë ato, koalicioni ku do të jemi pjesë edhe ne, do të jetë mjaft i gjerë për ta bërë të pakuptimtë mbajtjen e Lojërave Olimpike”, tha ai.

Më 31 janar, IOC-ja tha se atletët rusë dhe bjellorusë mund të garojnë si neutralë.

Megjithatë, presidenti i IOC-së, Thomas Bach, ka thënë që atëherë kjo ishte menduar vetëm si një masë “mbrojtëse” ndaj atyre atletëve dhe tani këmbëngul se ata nuk duhet të diskriminohen.

Të enjten, ministrat e sportit nga Letonia, Lituania, Estonia dhe Polonia thanë se “çdo përpjekje e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të rikthyer atletët rusë dhe bjellorusë për të garuar, qoftë edhe nën një flamur neutral, duhet të refuzohet”.

Ata shtuan: “Përpjekjet për të kthyer atletët rusë dhe bjellorusë në garat sportive ndërkombëtare nën vellon e neutralitetit legjitimojnë vendimet politike dhe propagandën e gjerë të këtyre vendeve”.

Dhe ata u bënë thirrje “të gjitha organizatave dhe federatave sportive ndërkombëtare” që të largojnë atletët rusë dhe bjellorusë nga garat ndërkombëtare derisa të përfundojë lufta.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara tha se mbështet pezullimin e organeve drejtuese të sportit rusë dhe bjellorusisë nga organizatat ndërkombëtare sportive dhe gjithashtu po inkurajon organizatat të ndalojnë transmetimin e ngjarjeve në të dy vendet.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre shtoi se, nëse atletët lejohen të marrin pjesë në ngjarje të tilla si Lojërat Olimpike, duhet të jenë si atletë neutralë dhe “duhet të jetë absolutisht e qartë se ata nuk përfaqësojnë shtetet ruse apo bjelloruse”.

IOC përsëriti se nuk kishte pasur ende diskutime për kthimin e atletëve rusë dhe bjellorusë në gara dhe paralajmëroi Ukrainën dhe vendet e tjera për implikimet e kërcënimit me bojkot.

“Kërcënimi i një bojkoti të Lojërave Olimpike, të cilat KOK i Ukrainës po shqyrton aktualisht, bie ndesh me bazat e lëvizjes olimpike dhe parimet për të cilat ajo qëndron,” shkroi IOC në një dokument me pyetje dhe përgjigje të botuar të enjten.

“Një bojkot është shkelje e kartës olimpike, e cila i detyron të gjitha KOKSH të ‘marrin pjesë në Lojërat e Olimpiadës duke dërguar atletë’. Siç ka treguar historia, bojkotet e mëparshme nuk arritën qëllimet e tyre politike dhe shërbyen vetëm për ndëshkimin e sportistëve të KOKSH që bojkotojnë”.

Lojërat Olimpike Verore të vitit 2024 do të mbahen në kryeqyetin e Francës, Paris.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika