Kandidati për kryeministër dhe njëherit kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpërndarë fotografi, në rrjetin social Facebook, nga lagjja “Dardania” në Gjilan, nga ku duket se atë e kanë pritur qindra qytetarë.
Abdixhiku ndër të tjera ka shkruar se “A po e kuptoni tashmë, se populli dhe LDK janë bërë një! Ndryshimi po vjen! Fort, në çdo vend – populli po flet!”.
E plotë:
Populli
Jo një komunë, jo një qytet, vetëm një lagje.
Lagjja Dardania e Gjilanit!
A po e kuptoni tashmë, se populli dhe LDK janë bërë një! Ndryshimi po vjen! Fort, në çdo vend – populli po flet!
124 është numri ynë!
9 shkurti është festa jonë!
Lutë, dhe ekipit të Anamoravës, ju lumtë! Qytetarëve të Dardanisë, ju faleminderit!