Dogana e Kosovës me anë të një komunikate ka bërë të ditur se njësitet e saj kanë arritur që të zbulojnë substanca narkotike në një dërgese postare që vinte nga shtetet e huaja
Tutje, në njoftim thuhet se “gjatë kontrolleve në Zyrën për Zhdoganimit Postar (Postën Doganore) zyrtarët doganor kane dyshuar në përmbajtjen e dërgesës duke aluduar në peshën e pakos, përshkrimi se çfarë kishte në pako, e që përbënin indikatorë të mjaftueshëm që kjo pako të ekzaminohej në detaje”.
Mirëpo, pas hapjes së pakos janë gjetur “qese të vogla me përshkrime tjera por brenda gjendej substanca e dyshuar per marihuanë”.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, respektivisht Njësiti Anti Drogë, ku kanë “konstatuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është dorëzuar tek Policia e Kosovës. Sasia e substancës narkotike ishte 115 gramë”.
“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, përfundon njoftimi nga ana e Doganës së Kosovës.
Ndryshe, vlen të përmendet që rasti ka ndodhur në Prishtinë më datë 16 gusht 2023.