Porti i ri i Porto Romanos i dedikuar për Ushtrinë shqiptare dhe NATO-n

Sipas Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë Niko Pleshi, Porti i ri i Porto Ramanos në Durrës është i dedikuar për ushtrinë e shtetit shqiptar dhe për Aleancën Veri Atlantike( NATO)

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë takimit me ministrat e mbrojtjes së vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), me seli në Bruksel ka thënë se “Projekti i Porto Romanos në Durrës, është i dedikuar që t’iu shërbejë Ushtrisë Shqiptarë dhe NATO-së në terisi”, thuhet në njoftim për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes.

Tutje ai ishte shprehur se Shqipëria do të mbështesë dhe kontribuojë në rritjen dhe përforcimin edhe me kapacitete ushtarake të kufijve të Aleancës, në interes të mbrojtjes dhe ruajtjes së popullsisë së saj.

Ndërsa më herët ministrat e vendeve të Aleancës ishin pritur në një darkë pune nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili vlerësoi mbështetjen e pakursyer që vendet aleate dhe partnere të NATO-s kanë dhënë në kapacitete ushtarake, ndihmë financiare dhe asistencë.

Në qendër të diskutimeve të këtij takimi ishte forcimi i mëtejshëm i Aleancës dhe vijimi i mbështetjes për vendet partnere të NATO-s, në një kohë që agresioni rus në Ukrainë ka kaluar 100 ditë që nga nisja e tij.

Këtij takimi i’u kishin bashkuar edhe ministrat e Mbrojtjes së Ukrainës, Gjeorgjisë, Suedisë, Finlandës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika