Portieri i Egjiptit, shoku i Mohamed Salah, rrëfen në detaje karrierën për RTV Dukagjinin

Mohamed Abou Gabal, përndryshe i njohur si Gabaski, është një futbollist profesionist egjiptian që luan si portier për klubin egjiptian të Premierligës Zamalek. Gabaski në një intervistë për RTV Dukagjini ka folur rreth karrierës së tij dhe raporteve me një ndër lojtarët më të mirë në botë, Mohamed Salah

Gabaski

Mohamed Abou Gabal, apo shkurt i njohur si Gabaski, ka vendosur që për RTV Dukagjinin të tregojë në detaje të shkurtra disa nga eksperiencat e tij më interesante.

Gabaski është portieri startues i Kombëtares së Egjiptit, vend ky nga ku ka ardhur edhe gjithë fama e tij.

Kushtet e tij në fëmijëri nuk kanë qenë më të mirat, mirëpo dashuria për futbollin e ka shtyrë Gabaski-n që asnjëherë të mos ndalet në realizimin e ëndrrës së tij.

“Kam filluar që të luaj në rrugë qysh i vogël, ishte e vështirë por pastaj kur i mbusha 12 vjet fillova të luaj në akademitë e vendit të lindjes”, u shpreh fillimisht 33-vjeçari.

Karriera e tij u karakterizua nga pjesëmarrja në Kombëtaren e Egjiptit, kombëtare kjo që shpesh ka ditur të sjellë yje të nivelit botëror.

I fundit në këtë listë, është edhe super ylli i Liverpool, Mohamed Salah, të cilin Gabaski e përmend të parin.

“Si shtet kemi një histori me shumë talenta të ndryshëm”, u shpreh ai, “por shembulli më i mirë është Mo Salah”.

Mohamed Salah dhe Mohamed Gabal (Gabaski)

Çfarë kishte bërë bujë nga Gabaski, ishte fakti që në një ndeshje të AFCON përballë Senegalit, ai kishte shkruar në një letër mënyrat se si futbollistët kundërshtarët do të godisnin penalltitë, dhe madje arriti të presë disa nga to duke qenë edhe futbollisti më i mirë i atij takimi.

Emrat i kishte shënuar në letër e pastaj i kishte ngjitur në një shishe, këtë Gabaski e arsyeton me faktin që gjithmonë “ka një shishe afër vetes” dhe se “ishte mënyra më e lehtë për t’i mbajtur mend”.

Nga ky super gjest i portierit egjiptian, rikthehemi te miqësia me yllin e Liverpool, Salah, për të cilin Gabaski ka vetëm fjalë të mëdha.

“Është nderë për mua që të jem në gjendje të luaj krah Mohamed Salah, ai është lideri ynë dhe ne gjithmonë po mundohemi që të mësojmë nga ai”, filloi Gabaski.

“Salah na motivon gjithmonë”, vazhdoi ai, “ai e ka rritur cakun për të gjithë egjiptianët, të gjithë dëshirojnë të jenë si ai. Është shumë mundësi e mirë për të gjithë ne që të luajmë krah njërit prej lojtarëve më të mirë në botë”.

Derisa për fund, Gabaski e mbylli duke thënë “Ai është kapiteni ynë, por edhe si vëlla i madh për të gjithë ne”.

Rrëfimet për karrierën e tij, një nga momentet më interesante në jetën si portier por edhe marrëdhëniet me yllin Mohamed Salah, Gabaski zgjodhi që të gjitha t’i tregojë nëpërmjet mediumit të RTV Dukagjinit.

33-vjeçari shpreson që mosha të mos jetë pengesë për të, që në të ardhmen të luaj në kompeticione tjera të mëdha për kombëtaren e Egjiptit krah kapitenit dhe shokut Mohamed Salah.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika